Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar qytetarët serbë që të votojnë në zgjedhjet e së dielës në katër komunat veriore në vend.
Para gazetarëve, Kurti deklaroi se ndihet keq që serbët e veriut po ndikohen nga propaganda mediale e Beogradit, teksa tha se Kosova është e të gjithëve, raporton Arbresh.info
“Unë u bëj edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve të veriut që kanë të drejtë vote, të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit dhe ta shfrytëzojnë legjitimitetin e tyre demokratik për të votuar. Mua më vjen keq që qytetarët serbë në veri po bien pre e propagandës së mediave serbe të cilat, të kontrolluara nga shteti serb, po u bëjnë presion atyre që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne vërtet jemi 94% shqiptarë, por janë edhe 6% pakica, të cilët duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre elementare për votim. Kosova s’është vetëm e shqiptarëve, ajo është e të gjithëve”, tha Kurti.
Këtë Kurti e tha në vendosjen e gurthemelit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës. /Arbresh.info/

Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...