Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para gazetarëve tha se formimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, teksa partia fituese ka përgjegjësi formimin e Qeverisë.
“Ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë, ajo që i mungon Kosovës është kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve më 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkangjitur e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë”, tha Kurti.
Pra fituesi, sipas tij, e ka përgjegjësinë për ta formuar qeverinë, ndërkaq për ta konsitutuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë.
Kurti më tej tha se deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë.
“Sidoqoftë edhe kjo çështje e votimit të fshehtë ndodhet e adresuar te Gjykata Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë”, tha Kurti, teksa për bastisjet në Ministri të Bujqësisë, ai nuk është deklaruar.
Ndryshe, edhe sot ka dështuar për herë të 22-të përpjekja për konstituim e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Edhe kësaj radhe nuk pati kuorum të mjaftueshëm për formimin e komisionit për votim të fshehtë. 54 deputetë votuan pro, një kundër dhe nuk pati abstenim, teksa deputetët e tjerë nuk morën fare pjesë në votim./rtk
Irani nis fazën e katërt të operacionit kundër Izraelit
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për b...
Seb Ponari përfundon udhëtimin me vrap nga Anglia në Shqipër...
Diçka që nuk është parë më herët, Barcelona bën një ‘kërkesë...
Ushtria izraelite kryen sulme ndaj objektivave ushtarake në ...
Stili i jetesës mund të zvogëlojë plakjen e trurit