Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se sot do të takohet me përfaqësuesin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, shkruan arbresh.nfo.
“Unë me përfaqësuesin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të takohem për herë të parë. Kam biseduar dy herë me të në telefon, por nuk jam takuar me të. Sot do të kem takim me të dhe përfaqësuesin e BE”, bëri të ditur Kurti, pas homazheve që ka bërë te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.
Kryeministri Kurti është pyetur edhe në lidhje me temat e mundshme që pritet të diskutohen me Escobar dhe Lajçak
“Pas takimit është më e drejtë dhe më e mirë të japim qëndrimet tona”, deklaroi Kurti.
Escobar dhe Lajçak nisin sot vizitën pesëditore në Kosovë dhe Serbi./arbresh.info/
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...