Kurti flet për procesin e hartimit të strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji dhe klimë

17:58 | 27 Maj 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefin e stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim virtual me Mahmoud Bah, Kryeshef Ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC.

Duke e uruar kryeministrin për fitoren dhe duke i dëshiruar suksese në qeverisje, Bah shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë, shkruan arbresh.info.

Kryeministri Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme. Ai foli për synimin e Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion.

Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e hartimit të strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji dhe klimë. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara