Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas përfundimit të seancës së sotme të Kuvendit ku u tensionua situata mes deputetëve të VV’së dhe të PDK’së ka komentuar këtë ngjarje.
Kurti ka fajësuar Kadri Veselin dhe Dhurata Hoxhën për cilësimet që i kanë bërë atij.
Ai ka thënë se nëse duan të flasin për personalitetin e tij le të organizohet një seancë e veçantë.
“Edhe ministrja edhe deputetët e tjerë posaçërisht kryetari i kuvendit [Kadri Veseli] filluan që të japin cilësime, kualifikime për mua, por sot është dita kur është diskutuar për Astrit Deharin dhe vdekjen e tij dhe nëse këta njerëz të kësaj partie shtet, të këtij regjimi dëshirojnë të flasin për karakterin tim atëherë le të organizojnë një seancë për këtë gjë”, ka thënë Kurti.
Kadri Veseli gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës kishte akuzuar Kurtin për politikë të dëmshme ndaj Kosovës për të ardhur në pushtet.
Kryetari i VV’së i ishte kundërpërgjigjur duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të jetë e vërtetë përderisa tërë jetën partia e tij ka qëndruar në opozitë.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...