Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar Autoritetin e Aviacionit Civil.
Gjatë kësaj vizite Kurti ka folur për marrëveshjen e aviacionit mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij kjo nuk është një marrëveshje e plotë por një shprehje e interesit.
Kurti është shprehur se Qeveria e Kosovës është për bashkëpunim rajonal dhe se bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm.
“Ne e dimë versionin final të asaj marrëveshjeje, që mua më është prezantuar me vonesë atëherë kur kishte përfunduar negocimi dhe draftimi i saj. Ne jemi për bashkëpunim rajonal. Kushtetushmëria dhe ligjshmëria, dhe e dyta rentabiliteti ekonomik. Të gjitha bashkëpunime tona do të duhet të jenë të qëndrueshme. Ajo nuk është marrëveshje në kuptimin e plotë, por shprehje e interesit. Ndodhemi në kushtet e pandemisë që ka ngrirë një varg aktivitetesh dhe edhe këtë”, tha Kurti.
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...