Kurti falënderon votuesit: Vetëvendosje mbetet forca e parë me 53 deputetë

13:10 | 18 Qershor 2026
Q L

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave.

Përmes një njoftimi, Kurti tha se rezultati i zgjedhjeve konfirmoi edhe një herë Lëvizjen Vetëvendosje si forcën e parë politike në vend, me 53 deputetë të fituar.

Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve brenda vendit dhe në mërgatë, si dhe angazhimi i mijëra aktivistëve dhe vullnetarëve, ishin vendimtare për këtë rezultat.

Sipas Kurtit, rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit dëshmoi se zgjedhjet e reja nuk do të sillnin ndryshime të mëdha në raportin e forcave politike. Ai bëri të ditur se Vetëvendosje tash pret certifikimin zyrtar të rezultatit për të nisur procesin e formimit të institucioneve të reja dhe vazhdimin e projekteve zhvillimore.

Shpërndaje në rrjete sociale