Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka falënderuar Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për mbështetjen e ofruar në raport me energjinë elektrike për festat e fund vitit, raporton arbresh.info.
“E falënderojmë kryeministri e Shqipërisë për mbështetjen. Ministrja jonë e ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Shqipërisë. Bëhet fjalë për dy ditë, ndonëse janë dy janë të rëndësishme pasi bëhet fjalë për festën e fundvitit. Kjo ndihmë është për tu vlerësuar pasi edhe Shqipëria nuk i ka punët mirë”, tha Kurti.
Kujtojmë që Ministrja e Energjisë në Shqipërisë, Belinda Balluku, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës ka dhënë porosi të veçantë për t’i bërë një zgjidhje Kosovës.
“Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme porsa i përket përballimit të krizës energjetike në Republikën e Kosovës gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar. Kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë së bashku me specialistët e Korporatës Elektroenergjetike për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë shumë të rëndësishme”, tha ministrja shqiptare./arbresh.info/
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...