Kurti emëron këshilltarin për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

20:02 | 6 Korrik 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bici, këshilltar për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“ Bici në bashkëpunim me Stafin e Shërbimit Civil të Zyrës së Kryeministrit nga dita e enjte, e datës 8 korrik, do të fillojë pranimin e palëve në Zyrën për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, shkruan arbresh.info.

Me prioritet do të trajtohen studentët e familjeve të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pajisje me vërtetimet e nevojshme që lidhen me pagesat e semestrave./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara