Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, ka emëruar sot, Enver Dugollin, zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Kryeministri Kurti i ka uruar punë të mbarë dhe suksese Dugollit në angazhimin e tij në këtë Ministri shumë të rëndësishme për vendin duke thënë se beson që këtë detyrë ai do ta kryejë me profesionalizëm të lartë”, thuhet në kumtesë.
Njoftimi nga kryeministria:
Enver Dugolli u lind më 27 janar 1963, në Nekoc të Drenicës. Studimet e nivelit master i Sociologjisë, i përfundoi në Universitetin e Prishtinës.
Ai ka qenë i burgosur politik dy herë, në vitin 1981 dhe 1997. Në burgje të ndryshme i mban mbi 10 vite burg. Nga burgosja e dytë lirohet në vitin 2001.
Ka shërbyer në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kreu detyra të rëndësishme ushtarake me gradën Kolonel. Pensionohet nga detyra e Atasheut Ushtarak në Tiranë me gradë Gjeneral në Pension.
Në vitin 2019 ka botuar librin “QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH”. Aktualisht është anëtar i Komitetit Profesional për Mbrojtje e Siguri në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Dy dronë mbi vijën kufitare në Kamenicë, njohësit e sigurisë...
Hesape të paqëruara me Dritën, lajmërohet Avdyli i Celjes
Një e moshuar humbi jetën në Vushtrri si pasojë e një zjarri...
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time” – Limi ia thotë në sy Alb...
E parkoi veturën në trotuar dhe rrezikoi sigurinë e këmbësor...
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dh...