Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së bashku me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani bënë homazhe pranë shtatores së akademik Fehmi Aganit, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Fehmi Agani ishte intelektual delikat dhe profesor i afërt, dashamirës i dijes, mësimit dhe studimit, njeri paqësor e përparimtar. Formimi i tij ishte kryesisht humanist e social.
Angazhimin e vet politik e shihte më shumë të imponuar nga koha dhe rrethanat sesa pasion karakteri apo prirje profesioni. Vrasja e tij ishte ekzekutim kriminal i Serbisë dhe humbje e madhe për Kosovën.
Më 29 maj bëhet një vit prej se u ndryshua Kodi i Procedurës Penale që mundëson gjykimin dhe dënimin në mungesë. Duhet të angazhohemi, dhe do të angazhohemi që të zbardhet e vërteta e të sillet drejtësia për të./arbresh.info
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës