Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar kazermën Skënderbeu në Ferizaj.
Me anë të një postimi në Facebook nga ministri Mehaj, bëhet e ditur se disa grupe nxënësish po ndjekin ligjëratat e njëkohësisht po zhvillojnë dhe aktivitetet praktike në kuadër të pilotprojektit të lëndës Edukim për Siguri, që pritet nga shtatori të jetë pjesë e programit mësimor për më shumë se 2000 nxënës.
“Përmes kësaj lënde nxënësit do të marrin njohuritë elementare mbi sigurinë dhe mbrojtjen, me qëllimin që krahas shkathtësive dhe pandashëm nga edukimi i tyre arsimor të kultivojnë dhe ndjenën e shërbimit ndaj atdheut, si obligim moral ndaj vendit”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj ka falënderuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për bashkëpunimin e mbështetjen e ofruar në këtë projekt madhor për të ardhmen e vendit./Arbresh.info/





Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...