Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufcën janë takuar me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Tinka Kurti. Sipas saj, temë diskutimi ka qenë kontrata e qeverisë me kompaninë Contour Global për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
“Takimi është mbajtur me zyrtarë të BE-së për çështje ekonomike dhe te energjisë dhe ka pasur për fokus temën e kontratës së Qeveri me kompaninë Contour Global”, ka thënë Tinka Kurti.
Albin Kurti edhe në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës ka folur për kontratën dy miliardshe të qeverisë me kompaninë Contour Global.
Marrëveshja financiare për Termocentralin e ri duhet të kalojë në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare. Për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen 2/3 e votave të deputetëve.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...