Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca të shoqëruar nga bashkëpunëtorë e familjarë kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit dhe intelektualit, Adem Demaçi në pesëvjetorin e vdekjes.
Demaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare në kohën e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e Kosovës me republikat e tjera.
Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vite me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai u quajt edhe Nelson Mandela i Evropës.
Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998-1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Ishte njëkohësisht kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007). Pasditen e 26 korrikut të vitit 2018, Demaçi ndërroi jetë./eo
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...
Tre duele të zjarrta zhvillohen sot në Superligë, vëmendja n...
Hezbollahu paraqet 5 kushte për paqe pas armëpushimit me Izr...
Moti sot me diell në Shqipëri, temperaturat deri në 25 gradë
13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel