Kryeministri i vendit, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufcën kanë drekuar sot me miqtë më të afërt të Kosovës.
Në një drekë miqësore, Kurti e Konjufca pritën presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malajn, ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, presidentin kroat, Stipe Mesiq, si dhe ish-ambasadorin e OSBE-së, William Walker.
“Një darkë me miqtë nga Britania e Madhe, SHBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia disa nga aleatët tanë më të ngushtë. Për mbi 25 vjet, në cilësinë e ambasadorëve, krerëve të shtetit, ministrave të punëve të jashtme dhe më e rëndësishmja, si individë të përkushtuar për të avokuar kundër padrejtësisë dhe për liri, kanë ndihmuar Kosovën. Eshtë e panevojshme të thuhet se këto lidhje vetëm sa janë forcuar me kalimin e kohës dhe ato gëzojnë mirënjohjen tonë më të thellë”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Vizita e tyre në Kosovë vjen në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, për të cilën nesër janë planifikuar një sërë aktivitetesh./Arbresh.info
A dinner with friends from ??, ??, ?? and ?? – some of our closest allies. For over 25 years, in the capacity of ambassadors, heads of state, ministers of foreign affairs, and more importantly, as individuals committed to advocating against injustice and for freedom, they have… pic.twitter.com/fjtk8c6IVE
— Albin Kurti (@albinkurti) June 11, 2024
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik