Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Ministrisë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot kanë vizituar dyqanet në Prishtinë.
Arsyeja e vizitës ka qenë promovimi për zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike, shkruan Arbresh.info.
Kurti tha se qeset e thjeshta pa logo do të jenë falas për qytetarët, ndërsa qeset me logo do ta kenë një kushtueshmëri prej 5 centëve.
Kjo për shkak se siç u shpreh kryeministri është rritja e përgjegjshmerisë për ambient dhe vetëdijësimin e njerëzve për ndryshimet klimatike.
“Vetëm këto qeset pa dorëza pa vegëza do të jenë falas dhe këto përdoren për fruta dhe perime ndërkaq ato qeset prej 25 deri 50 gram do të kushtojnë 5 centë, 2 centë shkojnë në buxhet të shtetit. Por është mirë që aso të kemi sa më pak të drejtë aspak dhe torbat merreni me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime apo markete”, tha Kurti./Arbresh.info/
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...