Kurti e Gërvalla marrin pjesë sot në takimin e Grupit Koordinues për anëtarësim në Këshill të Evropës

07:50 | 21 Korrik 2023
Diellza Gashi

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot do të marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ky takim i cili do të filloj në orën 9:30 do të mbahet në Qeverinë e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja & Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJD./Arbresh.info/