Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, njëherit anëtar i kryesisë së kësaj partie, Haxhi Shala, ka reaguar lidhur me emërimin e Nenad Rashiq, në postin e drejtorit për komunitete pranë zyrës së kryeministrit në detyrë.
Shala tha, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se “Albin Kurti sot ia ktheu borxhin Nenad Rashiqit. Siç e kemi thënë që nga fillimi se ankesa e Rashiqit për kontrabandimin e pakove të ardhura nga Serbia në zgjedhjet e fundit është pazar i ndyrë i VV-së me Rashiqin”.
“Sot, Albini ia ktheu borxhin duke e emëruar drejtor për komunitete pranë zyrës së kryeministrit. Maskat tashmë janë shqyer e bërë copa-copa”, është shprehur Shala./arbresh.info
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...