Nga Presidenca e Kosovës kanë deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani e zbatoi atë që Kushtetuta ia kërkon, me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Learta Hollaj, Shefe e Kabinetit të Osmanit, ka deklaruar se ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë.
Reagimi i saj vjen pas Kryeministri dhe Kreu i VV’së, Albin Kurti, e cilësoi dekretin si jokushtetues.
“Presidentja zbatoi atë që Kushtetuta kërkon. Pra, kreu një detyrim kushtetues e jo një dëshirë. Ajo do ta shkelte Kushtetutën sikur mos ta nxirrte një dekret të tillë. Ta akuzosh atë për verbërim pushteti, monarki, arbitraritet e lloj-lloj fyerjesh që është turp t’i përmendim këtu, tregon se nuk keni as tolerancë minimale për njerëzit që thjesht mund të kenë interpretim ndryshe të Kushtetutës nga ai i juaji”, ka shkruar Hollaj.
Sa i përket paralajmërmit të Kurtit se do ta dërgojë në Kushtetuese, Hollaj ka deklaruar se vetë Osmani ka thënë se e mirëpret dhe se çfarëdo vendimi do ta respektojë.
“Në një republikë, zelli për Kushtetutën është detyrë, jo ambicie”, përfundon postimi i saj.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër