Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ajo se çka nevojitet tani është implementimi i marrëveshjeve me Serbinë.
Sipas Kurtit, ajo se çka nuk po ndodh tani është pikërisht implementimi, e që fajtor për këtë e la Beogradin.
“Ne kemi nevojë për marrëdhënie të mira, por s’mund të kthehemi në vitin 2008 as në vitin 1999 por duhet të shohim përpara, e që rruga përpara është Bashkimi Evropian e NATO”, tha Kurti për France 24.
Tutje, ai foli edhe për ndikimin rus në Serbi dhe rrugën e saj drejt BE-së, ku tha se vite më parë, vullneti i popullit serb për tu bërë anëtarë të BE-së ishte shumë më e madhe se tani, teksa shtoi se edhe Rusia edhe Serbia e urrejnë Kosovën si storje suksesi.
“Të dyja e urrëjnë Kosovën si storje suksesi dhe progresin ekonomik të Kosovës. Jemi një storje suksesi por Beogradi e Moska s’e pëlqejnë këtë”, tha Kurti.
lexo edhe:
Kurti për France 24: Zgjedhje po, por së pari ligji – s’dua dështim pas dështimi
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...