Kemi garuar te populli me reciprocitet, është marre me i thanë popullit po e braktisim reciprocitetit. Duhet me u rikthyer te populli qoftë me referendum qoftë me zgjedhje të reja.
Kështu ka thënë kryeministri, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për rrëzimin e qeverisë së tij.
“Për shkak të gjuhës, për shkak të komunikimin nuk ndodh thyerja. Çështja është braktisja e reciprocitetit dhe tarifa. Të keni parasysh edhe para se me ndodh ideja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Mua më ka dërguar letër kryetari i LDK-së që kur kalohet kjo çështja e virusin korona dalim nga qeveria për shkak të tarifës. As çështja e ministrit nuk është pyetje. LDK ka pasur të dal edhe më herët sikur mos të ishte virusi. Nuk ka të bëj me gjuhen dhe komunikimin, ka të bëj me qëndrimet.
E unë nuk jam për të braktisur reciprocitetit. Kemi garuar te populli me reciprocitet është marre me i dhanë popullit po e braktisim reciprocitetit. Duhet me u rikthyer te populli qoftë me referendum qoftë me zgjedhje të reja”, tha Kurti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...