Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës ka prezantuar aneksin e Metodologjisë së Punës për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se, përveç jetëve të humbura dhe dëmeve materiale në Kosovë nga agresori serb, edhe dëmtimi ekonomik është i madh.
“Dokumentimi i këtyre krimeve ekonomike është pjesë integrale e së vërtetës historike. Përveç funksionimit arkivor e akademik është edhe instrument drejtësie e transparence. Përmes një metodologjie të qartë, profesionale dhe gjithëpërfshirëse mund të krijojmë një arkiv të besueshëm, i cili do të shërbejë për kujtesën kolektive të brezave që vijnë”, ka thënë Kurti.
Atdhe Hetemi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, përmendi arritjet e deritanishme të institutit, duke theksuar bashkëpunimet me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.
“Aneksi metodologjik që do të prezantohet sot është punë e përbashkët për të siguruar që mbledhja, verifikimi dhe analiza e krimeve ekonomike, sociale e kulturore të luftës të bëhen sipas standardeve më të larta etike, ligjore dhe shkencore”, ka thënë Hetemi./Arbresh.info




Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit