Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se do të vizitojë komunat me shumicë serbe gjatë vitit të dytë të qeverisjes.
Kjo përgjigje e Kurtit erdhi pasi u pyet nga një gazetare serbe se kur do t’i vizitojë këto komuna.
“Unë nuk kam arritur që të vizitojë shumicën dërmuese të komunave të Kosovës. Por ky viti i dytë kur janë lehtësuar kushtet në pandemi, dhe kur qartazi varianti Omicron nuk është vdekjeprurës, sikurse ai Delta dhe kur vaksinimi është shumë i lartë do të mundësojnë më shumë që të dal në terren. Viti i dytë i qeverisjes do të jetë vit i daljes në terren dhe do t’i vizitojë edhe komunat me shumicë serbe”, tha Kurti.
Kryeministri Kurti po ashtu deklaroi se gjatë këtij njëvjetori nuk e ka bërë asnjëherë dallimin shqiptarë dhe serbë.
Kjo pasi sipas tij ai është kryeministër i të gjithëve.
“Në qeverisjen tonë në nuk e kemi bërë dallimin shqiptarë dhe serbë dhe me komunitetet e tjera, sepse jam kryeministër i të gjithëve dhe i atyre 130 mijë serbë që janë në vendin tonë”, tha ai./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?