Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse bëhet kryeministër do të propozojë formimin e një komisioni parlamentar për të shqyrtuar marrëveshjet e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Këto komente ai i bëri në një intervistë për të përjavshmen” Vranje”, në numrin e saj më të ri që del në shitje nesër.
Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka thënë se nevojitet një dialog i brendshëm në të dyja vendet dhe ka shtuar se ai nuk është kundër pajtimit.
“Ky dialog krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në fakt vetëm ka thelluar antagonizmat, ndarjen dhe ndarjet etnike” tha Kurti
Ai shtoi se Vetëvendosje në parim nuk është kundër dialogut, por kundër dialogut i cili e shndërron Kosovën në temë dhe Serbia e përcakton agjendën, transmeton Klan Kosova.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...