Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të bëjë maksimumin për të përmirësuar gabimet që janë bërë në vitin 2018 me demarkacionin me Malin e Zi.
Kurti gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kur kjo çështje u ngrit nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se në momentin që do të formohet komision i ri do të trajtohen çështjet e mbetura pezull.
“Siç jeni në dijeni Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit nuk ka mandat. Në momentin që do ta kemi një komision të ri të emëruar, do të trajtohen të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull përmes mekanizmave të veçantë që do t’i rekomandojë ky komision. E unë do të bëj maksimumin që të korrigjojë gjithçka që është bërë padrejtësisht gabueshëm, e dëmshëm në vitin 2018 kur u pat ratifikuar ajo marrëveshje, e cila ia humbi territorin e saj Kosovës. Unë do të përdori mekanizmat, sa më shpejtë që mundem, sa më shumë që mundem, në mënyrë që të korrigjojë gabimet fatale të tmerrshme që patët bërë ju në legjislaturën e kaluar”, ka thënë Kurti.
Kurti kur ishte në opozitë kishe kundërshtuar fuqishëm miratimin e demarkacionit me Malin e Zi, ku bashkë me AAK-në dhe Nismën kishin organizuar protesta edhe brenda Kuvendit të Kosovës duke hedhur edhe gaz lotsjellës./arbresh.info/
Arrestohet në Kosovë një person i kërkuar nga INTERPOL-i për...
Çmimi i naftës kalon 100 dollarë pavarësisht lirimit rekord ...
Valverde shkëlqen me hattrick ndaj Cityt: Është një nga ndes...
Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë
Courtois flet për porterin e Tottenhamit: I dërgova një mesa...
Statistikat 24-orëshe të policisë: 22 aksidente me të lëndua...