Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar fitoren në garën për Distriktin e Katërt të Legjislaturës së Westchesterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptaro-amerikanit Vedat Gashi nga radhët e demokratëve.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Kurti ka shkruar se Dita e Zgjedhjeve 2023 ishte një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai ka uruar edhe Edit Shkrelin e zgjedhur si gjyqtare e Gjykatës Civile të Qarkut Bronx NYC si dhe Violetta Berisha si Kryetare e Bashkisë Fairvieë.
“Dita e Zgjedhjeve 2023 ishte një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan. Shumë urime për fituesit: Edit Shkreli, e zgjedhur si gjyqtare e Gjykatës Civile të Qarkut Bronx NYC; Violetta Berisha si Kryetare e Bashkisë Fairvieë; dhe Vedat Gashi dhe Emiljana Ulaj si ligjvënës të Qarkut Westchester.”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Election Day 2023 was a historic milestone for the Albanian-American community. Many congrats to the winners: Edit Shkreli, elected as Bronx County NYC Civil Court Judge; Violetta Berisha as Mayor of Fairview; and Vedat Gashi and Emiljana Ulaj as Westchester County Legislators.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 8, 2023
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër