Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë pritur në takim miqësor Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe nënkryetaren e Bashkisë, Anuela Ristani.
Diskutuan për pandeminë dhe ecurinë e procesit të vaksinimit në të dy shtetet. Kryebashkiaku Veliaj u interesua për efektin e pandemisë në ekonomi, duke e vlerësuar rolin dhe vullnetin e diasporës së Kosovës për t’i kontribuar zhvillimit ekonomik.
Kryeministri Kurti tha se ekonomia ka filluar të shënojë ngritje dhe sipas projeksioneve rritja ekonomike do të arrijë në 7.9 për qind të bruto produktit vendor. Tha se është shënuar progres edhe në eksporte dhe mbledhje të tatimeve.
U bisedua edhe për ngjarjet kulturore që do të mbahen në kryeqytetet e të dy shteteve vitin e ardhshëm. Prishtina do të jetë nikoqire e biennales “Manifesta”, ndërsa kryeqyteti shqiptar i aktiviteteve të “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Kryebashkiaku Veliaj tha se këto dy ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare. /arbresh.info/

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A