Më 28 dhe 29 gusht do të mbahet në Slloveni konferenca ndërkombëtare e Forumit strategjik të Bledit, e cila është konferenca në Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Në këtë konferencë dy ditore do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ashtu si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Siç shkruan Euronews.al, kjo do të jetë përballja e parë e dy kryeministrave pas debateve në distancë gjatë muajve të fundit, që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverisë më 14 qershor në Gjakovë, përcjell Arbresh.info.
Nga rajoni, pjesëmarrës në këtë konferencë do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ashtu si dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel
Konferenca është një mbledhje e pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme duke shkëmbyer pikëpamje dhe ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes.
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...