Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministra e deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë sot homazhe tek varri i ish-aktivistit të LVV-së, Arbënor Dehari.
Pjesë e homazheve ishin edhe prindërit e të ndjerit, Avni e Xhemile Dehari, shkruan arbresh.info.
Lëvizja Vetëvendosje, tha se Arbënor Dehari ka një figurë qendrore orientuese, atë shokut, aktivistit, studentit, e të njeriut të pazëvendësueshëm.
“Java e Lëvizjes në fillimin e saj ka një figurë qendrore orientuese, atë shokut, aktivistit, studentit, e të njeriut të pazëvendësueshëm si Arbënor Dehari. Arbënori na kujton se konceptet e vetëvendosjes, demokracisë dhe barazisë nuk janë thjeshtë ideale të dëshiruara por edhe mënyra të të jetuarit, praktika të përditshme të atyre që kanë vendosur ta bëjnë një jetë të plotë dhe politike”, thuhet në postimin e partisë në Facebook./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...