Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falënderuar Deputeti zviceran, Cédric Wermuth, që i ka dhënë mundësinë që t’i drejtohet diasporës kosovare në Zvicër.
“Faleminderit Cedric Wermuth, Zviceranë Bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate, për mundësinë për të folur me diasporën tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter, përcjell Arbresh.info.
Kurti në këtë takim me diasporën kosovare ka shpalosur disa nga projektet e qeverisë që është për nënat e reja, bursat e studentëve etj.
“Diskutova për progresin Kosovës në fusha të tilla si ndihma për nënat e reja, bursat e studentëve dhe mbrojtja e tokës, reformat që e bëjnë atë më të barabartë dhe tërheqës për investime”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info/



Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë