Kurti dhe Bogujevci vizitojnë Panairin e Librit në Prishtinë

13:00 | 21 Qershor 2026
E.G

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, vizituam Panairin e Librit në Prishtinë.

Ajo u shpreh se kjo ngjarje mbetet një nga takimet më të rëndësishme kulturore në vend, hapësirë ku takohen autorët, botuesit, lexuesit dhe idetë që pasurojnë jetën tonë kulturore.

“Është kënaqësi të shoh interesimin e madh për librin dhe leximin, si dhe përkushtimin e botuesve e krijuesve tanë për të sjellë vepra cilësore. Mbështetja e librit dhe e kulturës së leximit mbetet prioritet i rëndësishëm për institucionet tona.”, ka shkruar Bogujevci.

“Urime organizatorëve, botuesve, autorëve dhe lexuesve për këtë festë të librit.”, shtoi ajo./Arbresh.info