Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Teksa uruan njëri-tjetrin, Kurti falënderoi Presidentin Begaj për ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës para, gjatë e pas çlirimit, përcjell Arbresh.info
Mirënjohje ndaj Shqipërisë shprehu edhe për përkrahjen në rrafshin ndërkombëtar, votën dhe avokimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rolin e përfaqësuesve të Shqipërisë në takime e organizata të rëndësishme në të cilat Kosova ende nuk është anëtare. Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria ishte, është e do jetë gjithmonë përkrah Kosovës.
“Bashkëbiseduan për arritjet e përbashkëta, sikurse bursa ALPEX tash së fundmi, dhe sfidat e projektet e radhës që na përbashkojnë edhe më shumë. U veçua projekti i Hekurudhës Prishtinë-Durrës, për të cilin kryeministri Kurti tha se është projekti më i rëndësishëm i dekadës. Ndërkohë, bashkëpunimi ndërshtetëror po thellohet me zbatimin e marrëveshjeve ndërqeveritare. Sot u bë inaugurimi i korsive të veçanta për kalimin kufitar dhe hapjen e 20 vendkalimeve të veçanta për banorët e brezit kufitar, duke e bërë kufirin mes nesh çdo ditë e më të pavërejtshëm”, njofton ZKM.
U bisedua për shtimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit, po edhe në fushën e mbrojtjes.
Pjesë e delegacionit të Zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë ishte Hemion Braho, Drejtor i Kabinetit, Ilir Melo, Këshilltar Diplomatik, Arta Sakja, Këshilltare Politike dhe për Çështje Sociale, Alma Sina, Këshilltare për Protokollin, dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, Shefi i Stafit, Luan Dalipi, Sihana Mehmeti dhe Rinë Zhitia nga Sekretariati Koordinues Ndërqeveritar Kosovë – Shqipëri, Këshilltari Politik, Jeton Zulfaj dhe Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu./Arbresh.info
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...