Sot, bëhen nëntë vjet nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili humbi jetën më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta.
Përfaqësues e aktivistë të shumtë të LVV-së mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe te varri i Deharit në Zllatar të Prishtinës, raporton Arbresh.info.
Prezent në homazhe ka qenë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, prindërit e Artrit Deharit, Avni dhe Gjemile Dehari, ministra në detyrë si Xhelal Sveçla, Hekuran Murati, Artane Rizvanolli, Ejup Maqedonci etj.
Kujtojmë se Dehari ishte arrestuar në lidhje me një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në atë kohë, por vdekja e tij në qeli shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik dhe protesta të gjera që kërkonin zbardhjen e plotë të rastit./Arbresh.info

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...