Kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, në një adresim që pati për qytetarë, i kërkoi të informohen përmes kanaleve zyrtare të institucioneve, dhe të verifikojnë mirë burimet e lajmeve.
“Po jetojmë në një epokë sfiduese, andaj na duhet kujdes i shtuar. Sot, dezinformimi paraqet rrezik për sigurinë kombëtare. Përcillni njoftimet e institucioneve zyrtare mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim mund ta kenë destabilizimin”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, Policia e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë janë në shërbim të qytetarëve pa dallim.
Këto komente ai i bëri në mbledhjen e parë të qeverisë pas tensioneve në veri të vendit, në të cilin fjalim ai ritheksoi se nga shtatori do të hyjë në fuqi marrëveshja për reciprocitet në targa dhe dokumente personale, sikur që nuk do të ndalet fushata për t’u pajisur me targa vendore./arbresh.info/
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...