Kurti: Deputët e opozitës u rebeluan kundër betimit të deputetëve, lanë nam

13:35 | 15 Prill 2025
E.K

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e opozitës, përkatësisht të PDK-së, LDK-së, Lista Serbe dhe AAK-së, votuan kundër raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Sipas tij, opozita e përbërë nga këto parti u rebelua kundër një procesi të zakonshëm dhe të formalizuar, që bazohej në dokumentacionin e KQZ-së, i cili është hap i parë drejt konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit.

“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale