Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbrëmje zhvilloi një bisedë me studentë të profileve të ndryshme nga Kolegji Universitar i Amsterdamit. Prof. Anne de Graaf, për vite me radhë organizon vizita studimore në Kosovë ku studentë ndërkombëtarë mësojnë rreth Kosovës dhe për këndvështrime të ndryshme sociale, politike dhe kulturore.
Gjatë bisedës, ata u njoftuan mbi prioritetet e qeverisë dhe punën e saj të deritanishme, politikat progresiste dhe synimet për reforma të domosdoshme në drejtësi, ekonomi, edukim e shëndetësi.
Kryeministri Kurti vuri theksin tek planet e qeverisë për rritjen e punësimit te të rinjtë dhe gratë, dhe lidhshmërinë në mes edukimit profesional dhe tregut të punës.
Studentët shfaqën interesim në lidhje me menaxhimin e pandemisë, vizionin e qeverisë për integrim evropian dhe bashkëpunim rajonal, dhe përvojën e kryeministrit Kurti si aktivist politik.
Në fund, kryeministri Kurti u uroi studentëve suksese gjatë studimeve dhe i falënderoi për interesimin që ata kanë për Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Paralajmëron Ukraina: Nuk bëjmë lëshime territoriale për një...
Ish-deputeti më aktiv i VV-së, Driton Hyseni, mbetet jashtë ...
Tragjedi në Shkodër: Hidhet nga kati i pestë i pallatit, ndë...
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vusht...
Ulen çmimet e derivateve, nafta 1.59 euro për litër
Tre burra dhe një shtetase gjermane arrestohen në Graçanicë,...