Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për Ditë e Pashkëve.
“Me rastin e pashkëve ortodokse dëshiroj t’ua uroj këtë festë të rëndësishme fetare gjithë shqiptarëve ortodoksë, e po ashtu edhe gjithë besimtarëve ortodoksë të minoriteteve të ndryshme etnike, që jetojnë me ne e midis nesh në Kosovë, Shqipëri e në viset e tjera ku jemi shumicë”.
“Ortodoksia shqiptare i ka dhënë kombit shumëçka, në bashkëpunim të ngushtë e vëllazëror me komunitetet e tjera, të shqiptarëve myslimanë, atyre katolikë, si dhe të atyre që nuk ndjekin ndonjë fe”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Andaj me zemrën plot e vëllazërisht ju uroj një Pashkë të gëzuar, mbarësi e mirësi, e për shumë mote!”/Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës