Pas aktiviteteve në shënim të përvjetorit të rënies së heroit, Rreshter Afrim Bunjaku, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe pranë varrit të heroit Dr. Lec Leci-Gradica, në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.
Në 26-vjetorin e rënies, Dr. Lec Leci u përkujtua dhe u vlerësua nga kryeministri Kurti për shërbimin dhe sakrificën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë, me ndihmën e tij profesionale si pjesëtar i Brigadës 114 – Fehmi Lladrovci, në Zonën Operative të Drenicës, kuadri mjekësorë.
Ai, si ndër mjekët e parë të Drenicës, u doli në ndihmë ushtarëve të UÇK-së, duke i ofruar ndihmë mjekësore gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin ndaj forcave okupuese, derisa duke parë që nevojat shtoheshin, me ndihmën e familjes së tij dhe të bashkëvendëseve, themeloi Spitalin Ushtarak në Gradicë, ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore.
Doktori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lec Leci, ra heroikisht më 24 shtator të vitit 1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar për shërimin e qytetarëve të plagosur në bjeshkët e Qyqavicës./Arbresh.info/





Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...