Me rastin e shënimit të përvjetorit të 28-të të rënies së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule, te Shtatorja e tij, në sheshin e Prishtinës.
Së bashku me Kurtin ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendëskryeministrja e tretë për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi./Arbresh.info/

Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...