Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të rënies heroike të profesorit të Historisë, Selim Berisha, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varrit të profesor Selim Berishës, në varrezat e fshatit Barilevë-Drenoc, të Prishtinës.
Në përkujtim të figurës së shquar të profesorit Berisha, kryeministri Kurti tha se edhe pse jemi me pikëllim dhe dhembje që prof. Berisha nuk është në mesin tonë fizikisht, është nder e krenari të kujtojmë jetën, veprën dhe rënien heroike të tij.
“Si profesor i historisë u bë edhe vetë pjesë e historisë së popullit tonë, me rezistencën e qëndresën e tij, në një luftë të pabarabartë, në një betejë në të cilën dha gjithçka nga vetja e tij me armë në dorë, duke u përballur me forcat armike të Serbisë që po bënin krime e mizori ndaj popullsisë civile”, u shpreh kryeministri.
Ai shtoi se gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve janë themelet e shtetit të Kosovës, kurse neve na përket një pjesë e punës që ka të bëjë me forcimin e shtetit, mbrojtjen e territorit, kulmin e sigurt, gardhin e tokës sonë stërgjyshore dhe se pikërisht dëshmorët dhe martirët janë ata të cilët vazhdojnë të na e ndriçojnë rrugën për këtë detyrë të shenjtë që kemi të gjithë ne bashkë dhe secili prej nesh.
Lavdi profesor Selim Berishës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!
Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Mirëdita të gjithëve.
Është për neve pikëllim e dhembje që nuk e kemi profesorin Selim në mesin tonë fizikisht, por gjithashtu është edhe nder e krenari të kujtojmë jetën, veprën dhe rënien heroike të profesor Selim Berishës.
Si profesor i historisë u bë edhe vetë pjesë e historisë së popullit tonë, me rezistencën e qëndresën e tij, në një luftë të pabarabartë, në një betejë në të cilën dha gjithçka nga vetja e tij me armë në dorë, duke u përballur me forcat armike të Serbisë që po bënin krime e mizori ndaj popullsisë civile.
Duke u përkulur para dëshmorëve dhe martirëve të kombit, ne ia përkujtojmë vetes se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë me bijtë dhe bijat më të mira të vetat për lirinë të cilën e gëzojmë sot dhe për zhvillimin e përparimin të cilët i ndërtojmë bashkë.
Gjaku i dëshmorëve dhe i martirëve janë themelet e shtetit të Kosovës, por neve na përket një pjesë e punës që ka të bëjë me forcimin e shtetit, me mbrojtjen e territorit, me kulmin e sigurt, me gardhin e tokës sonë stërgjyshore dhe pikërisht dëshmorët dhe martirët janë ata të cilët vazhdojnë të na e ndriçojnë rrugën për këtë detyrë të shenjtë që kemi të gjithë ne bashkë dhe secili prej nesh.
Lavdi profesor Selim Berishës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!

“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...