Në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u mbajtën homazhe me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut, njëherësh anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Minir Dushit.
Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe u shprehu ngushëllimet e tij të thella familjarëve të akademikut Dushi.
Si një nga anëtarët e parë që nga themelimi i ASHAK-ut, kryeministri Kurti e cilësoi akademikun Dushi, si një ndër figurat kryesore që ka dhënë kontribut të pamatshëm për vendin tonë, e veçanërisht në aspektin akademik dhe pedagogjik.
“Kontributi akademik dhe pedagogjik, shoqëror dhe kombëtar i profesorit dhe intelektualit Minir Dushi është i pamatshëm për ne dhe do të shtrihet gjatë edhe në këtë shekull. Mua, personalisht, librat e tij, e sidomos ai mbi Trepçën dhe Hajdar Dushin, i mbaj në zemër të bibliotekës”, ka shkruar kryeministri Kurti në librin e zisë për akademik Minir Dushin./Arbresh.info/

Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...
Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta 1.78€ për litë...
Kurti bëri homazhe te memoriali “Heroinat”: Qeve...