Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i dëshmorit, Selim Berisha në përvjetorin e rënies së tij,
Kurti tha se historinë e Selim Berishës e ka lexuar fillimisht në disa artikuj dhe se e ka njohur personalisht pasi shkonte edhe në zyre të UÇK-së në Prishtinë te Adem Demaçi, shkruan Arbresh.info
Postimi i Kurtit:
Sot në përvjetorin e rënies së dëshmorit Selim Berisha, bëmë homazhe duke vendosur lule te varri i tij në fshatin Drenoc të Prishtinës. Selim Berisha u vra nga forcat serbe më 20 mars 1999, pasi kishte rezistuar i armatosur në shtëpinë e tij duke rënë dëshmor pas një qëndrese vërtetë heroike.
Historinë e Selim Berishës, e kam lexuar fillimisht në disa artikuj kurse ata që e kanë patur mësues të historisë në shkollën “Ali Kelmendi” në Barilevë, rrëfejnë që Profesori Selim e shpjegonte lëndën e historisë gjithmonë në frymë kombëtare. Ai frymëzohej e trimërohej pikërisht nga historia jonë e lavdishme, ashtu që sa herë që qëllonte të vinte policia serbe në shkollë, ai dilte i pari para policëve për t’i mbrojtur nxënësit e tij. Selim Berisha ka ardhur edhe në zyre të UÇK-së në Prishtinë te Bacë Adem Demaçi dhe e kam njohur edhe personalisht.
Lavdi dëshmorit Selim Berisha dhe veprës së tij patriotike si mësues historie dhe si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...