“Valoni do të largohet, dëshiron të luajë – te ne nuk mundet” – drejtori i LASK flet për situatën e Berishës

20:10 | 26 Janar 2026
D.H

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, 32 vjeç, pritet të largohet nga LASK, por së fundmi ai ka refuzuar ofertat nga Bosnja, dhe është në pritje të destinacioni të ti të ardshëm.

Dino Buric, drejtori sportiv i LASK-ut, deklaroi se gjetja e një zgjidhjeje është në interes si të klubit ashtu edhe të lojtarit dhe se një marrëveshje për largimin e tij pritet të arrihet brenda ditësh.

“Unë besoj fuqimisht se po. Valoni është një lojtar me objektiva. Njëri prej tyre është të rikthehet në aksion për Kosovën në mars”.

“Për këtë, ai ka nevojë për ndeshje, të cilat për fat të keq nuk mund t’i luajë me ne. Jemi të sinqertë për këtë. Kjo është arsyeja pse është në interes të të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje”, deklaroi Buric.

Berisha u bashkua me LASK-un në janar 2024 dhe ka bërë 10 paraqitje në ligën vendase këtë sezon pa asnjë gol ose asist.

Mesfushori ka bërë 52 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola për Kosovën.

Kontrata e tij me klubin austriak është e vlefshme deri në qershor 2026, dhe vlera e tij aktuale e tregut, sipas Transfermarkt, është 500 mijë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale