Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se arrestimi i djeshëm i zyrtarit serb, Marko Gjuriq, është bërë dhjetë vjet me vonesë.
“Dje u dëshmua se pushteti në shtetin e kapur e ka toleruar dhe lejuar Serbinë në Kosovë”.
“Mbajtja e Gjuriqit vetëm 5 minuta në stacionin policor, është dëshmia e dytë që ajo që u bë dje nuk ishte për sundim të ligjit”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.
“Gjuriq është dashur të mbetet në arrest”.
Sipas Kurtit, zyrtari serb, nuk është dashur të akuzohet vetëm për kalim ilegal të kufirit, por edhe për cenim territorial të Republikës së Kosovës.
“Arrestimi i tij u bë pas takimit të Thaçi, Veseli dhe Haradinaj, të cilët u dakorduan që Kosova ta nisë shkrimin e statutit të ‘Zajednicës’”.
KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë elekt...
Parlamenti i BE-së miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifa...
Izraeli në gatishmëri të lartë për një sulm të ri të mundshë...
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë