Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian, mbetet objektiv i qartë.
Sipas Kurtit tani është koha e duhur që Kosova të marrë statusin e merituar të vendit kandidat.
Ai pohon se kanë përmbushur shumë reforma, duke e dëshmuar këtë edhe me Planin e Rritjes, ku Kosova është vendi i parë që kai avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave, shkruan Arbresh.info
Postimi i plotë i Kurtit:
Në Bruksel, me Presidenten e rizgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, patëm një drekë pune në takimin e katërt të Bashkimit Evropian me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, mbetet objektiv i qartë i yni. Hapin e parë formal të aplikimit e kemi bërë dhjetorin e vitit 2022, dhe bashkë me rikthimin e zgjerimit në agjendën e Bashkimit Evropian, është koha e duhur që Kosova të marrë statusin e merituar të vendit kandidat.
Kemi përmbushur shumë reforma, treguar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane e demokratike si dhe nivel të lartë të përgatitjes institucionale. E dëshmuam këtë edhe me Planin e Rritjes, ku jemi vendi i parë që kemi avancuar me hapat e nevojshëm, si dorëzimi i Agjendës së Reformave.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë sigurinë, paqen dhe unitetin e Evropës.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...