Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka dhënë detaje pas takimit që pati me ambasadorët e vendeve të Quint-it në lidhje me vendimin e ri të qeverisë në lidhje me targat.
Kurti tha se pas prezantimit të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat, ambasadorët patën pyetje dhe pas kësaj, sipas Kurtit, ata thanë se duhet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë çështje.
“Së bashku me ministrin Sveçla, me dy zëvendëskryeministrat kemi takuar pesë ambasadorët e Quint-it dhe ambasadorin e BE-së dhe me atë rast ua prezantuam qëndrimin tonë.
Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë.
Me ç’rast ata nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë se u nevojitet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin, i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se tashmë në lidhje me vendimin janë të njoftuara dhe kryeqendrat e shteteve aleate të Kosovës dhe ato mund t’i thonë udhëzimet që mund t’i kenë në lidhje me këtë çështje./arbresh.info/
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike
DKA heton ligjëratën për Specialen në ‘Xhevdet Doda’, parala...