Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar para mediave pas takimit me presidentin Vuçiq në Ohër, ku ndër të tjera ka folur për çështjen e të pagjeturve.
Ai është shprehur se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe se urgjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve.
Kurti gjithashtu ka sqaruar se pse është përdorur fjala “urgjencë” në aneksin e zbatimit tek çështja e personave të pagjetur.
“Për shërimin e shoqërisë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është i domosdoshëm, e këtu urgjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve”.
“Janë edhe 1 mijë e 617 të pagjetur në Kosovë, nuk janë që të gjithë shqiptarë, por shumica dërrmuese tyre janë shqiptarë, por pa dallim etnie, pa dallim përkatësie kombëtare ne dëshirojmë që të zbardhet fati i tyre dhe të vihet në vend drejtësia, andaj edhe fjalën urgjencë në aneksin e zbatimit e keni pikërisht tek çështja e personave të pagjetur”, është shprehur Kurti.
lexo edhe:
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...