Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se puna e qeverisë gjatë pesë viteve të fundit mund të përmblidhet në pesë fusha kryesore: nënat dhe fëmijët, veriun e vendit, bujqësinë dhe ushtrinë.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se qeveria është përqendruar në këto sektorë strategjikë dhe se, sipas tij, nuk do të ketë kompromis në asnjërën prej tyre, shkruan Arbresh.info.
“Ajo që kemi bërë në këto pesë vjet mund të përmblidhet në pesë fjalë dhe fusha ku jemi përqendruar: nënat dhe fëmijët, veriu, bujqësia dhe ushtria. Për asnjërën prej tyre nuk lëshojmë pe”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se këto prioritete, sipas tij, janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, forcimin e shtetit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve./Arbresh.info
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...