Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nga 1 shtatori i vitit 2023 deri me 16 tetor do të fillojë regjistrimi i popullsisë.
Kryeministri ka bërë të ditur se për këtë proces do të punëojnë 5 mijë persona.
“Afër 5 mijë veta do të punojnë për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga 1 shtator deri më 16 tetor 2023. Sot filloi Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023 dhe konferenca katër ditore REKOS organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) për konsultime me palë të interesuara”, ka shkruar Kurti.
Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e niveli i edukimit, janë bilanci empirik i së tashmes dhe baza e politikave për të ardhmen.
Secili qytetar i Kosovës do të regjistrohet. Qeveria e Kosovës do të mbështes ASK-në që regjistrimi të jetë cilësor, profesional, dhe gjithëpërfshirës” shkruan Kurti në njoftim. /arbresh.info/
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...