Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në 32 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, ka thënë se triumfoi legjitimiteti popullor i vullnetit qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë.
Kurti ka shkruar në Facebook se më 2 korrik të vitit 1990, përmes Deklaratës Kushtetuese u shpall Republika e Parë e Kosovës. (Parulla kryesore në demonstratat e studentëve dhe punëtorëve në mars e prill 1981, pat qenë: Kosova Republikë)
“Në kushtet e represionit të pushtetit të Serbisë, delegatët u mblodhën jashtë dyerve të Kuvendit, meqë nuk lejoheshin të hynin brenda. 32 vite më parë triumfoi legjitimiteti popullor i vullnetit qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë. Deklarata Kushtetuese u nënshkrua prej 114 delegatëve nga shumica shqiptare e pakicat boshnjake e turke. Kjo deklaratë ishte akt i vetëvendosjes politike dhe artikulim i qartë i vizionit e vullnetit politik të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi. Që ky vullnet të bëhet realitet u bënë shumë sakrifica e flijime, shumë punë e angazhim.Me krenari e respekt kujtojmë delegatët nënshkrues, ata që janë mes nesh dhe ata në përjetësi. I paharrueshëm është kujtimi për ta dhe veprën e tyre:, ka shkruar ai./arbresh.info/

Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...